zoom

Politikë

8 Dhjetori, Basha mesazh: Kulti i individit vazhdon të na ndjekë ende

Nga salla e “Air Turbina” kryedemokrati Lulzim Basha dha një mesazh në ditën e Rinisë. Basha u shpreh se rruga e Partisë Demokratike ka qenë e vështirë edhe për shkak të kultit të individit që vazhdon të na përndjekë ende.

Ai tha se si 16-vjeçari i 8 Dhjetorit të vitit 1990 dhe si kryetar i PD sot u shpreh mirënjohjen atyre që janë bashkuar dhe atyre që munguan në sallë apo janë ndarë përjetësisht nga kjo botë.

“Ju falënderoj nga zemra. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për dhjetoristët që kemi në mesin tonë. Mirënjohje e përjetshme për veprën tuaj. Dua të shpreh edhe si 16-vjeçari i Dhjetorit të 90-s edhe si qytetar, si prind, edhe kryetar i PD mirënjohjen më të thellë atyre që na janë bashkuar sot këtu. Disa shumë prej tyre shumë mos t’i kemi në këtë sallë. Disa mund të mos i kemi në të sallë. Disa janë ndarë përjetësisht si Azem Hajdari. Jam i lumtur që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur në një shpirt të vetëm rinia e vitit 1990 dhe rinia e 2021 që janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike.

Kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Në ADN tuaj të rinj dhe të reja shqiptarë edhe ju që nuk jeni anëtarë të PD por jeni ngritur në protesta, ndodhet patjetër guximi i rinisë së vitit 1990. Duhet të përulemi përpara këtij guximi. Nga takimi 6 personave në një dhomë, nuk ishte në një vend normal komunist por në një nga regjimet më të egra që ka njohur planeti. Nuk ishte thjeshtë një perde e hekurt por një rrethim i çeliktë. E vërteta është se të mendoje ndryshe ishte kurajo e madhe, ta thoje atë ishte një kurajo akoma më e madhe. Jemi këtu dhe dua të them se guximi e mposhti frikë. Solli lirinë politike dhe pluralizmin. Janë tre ngjarje por është një ngjarje.

Kryengritja, liria dhe lindja e PD janë tre në një. Rruga ishte e vështirë pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar dhe terrorit që mbizotëronte. Kultit të individit që për fat të keq vazhdon si aspekte të mentalitetit komunist. Nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit. Kulti i individit shkatërroi individualitetit. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe para Zotit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë për shkak të natyrës së diktaturës. Guximi ishte vetëm hapi i parë. Vlerë ka edhe zgjuarsia për të mos e kthyer përmbysjen e regjimit në banjo gjaku. Mentalitetin akoma nuk e kemi shkulur. Ne e dimë se ndryshe nga dëshirat tona dhe çdo vend tjetër komunist zgjedhjet e vitit 1991 komunizmi arriti t’i merrte”, tha Basha.