zoom

Ekonomi

65% e qytetarëve pro ashpërsimit të masave për evazionin fiskal të biznesit të madh

Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka prezantuar sot përgjigjet e qytetarëve të Këshillimit Kombëtar në lidhje ashpërsimin e gjobave dhe masat kundër evazionit fiskal të biznesit të madh.

Pyetja 8 shtrohej kështu: Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Ne lidhje me këtë pyetje, drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano u shpreh se “biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime me të ashpra për evazionin fiskal janë përgjigjur 327,055 ose 65%. Legjislacioni është mjaftueshëm i ashpër për të luftuar fenomenin janë përgjigjur 135,912 ose 27%. Dhe nuk di të gjykojë për këtë çështje janë përgjigjur 38,570 ose 8%”.