zoom

Aktualitet

63-vjeçari përdhunon vajzën e re në Lushnjë, arrestohet nga policia

Një 63-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Lushnjës pasditen e kësaj të premteje, si i akuzuar për abuzim seksual.

Sipas policisë, ndaj tij ka një denoncim se ka përdhunuar një vajzë 24-vjeçare.

“Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg””, njoftoi policia.