zoom

Bota

60 kg kokainë në kontejnerin me banane, në pranga 37-vjeçari shqiptar në Itali

Policia ka zbuluar një kontejner, i cili mbërriti në Vado Ligure në bordin e M/n “Victoria L”, i ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë me banane. Gjatë monitorimit u zbuluan 60 kilogramë kokainë të fshehura në ngarkesë.

Një shqiptar 37-vjeçar, me banim në Milano, u arrestua në flagrancë teksa u hodh në kontejnerin me qëllim rikuperimin e drogës, të ndarë në 50 pjesë. Ai duhet të përgjigjet për trafik ndërkombëtar droge dhe u dërgua në burgun Marassi në Xhenova.

Në momentin e arrestimit, shqiptari posedonte një armë zjarri 13 fishekë, e cila u konstatua e vjedhur, një radio- transmetues dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit.

Aktualisht po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës, e cila, e vendosur në tregun me pakicë, e cila do kishte kapur vlerën mbi 5 milionë euro.