Aplikacion
Kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë, trashëguar ndër dekada një vepër të pasur artistike, në vargje e në prozë.
Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare pas një arresti kardiak.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërhyrja e mjekëve nuk e shpëtoi dot.
Në ditët e tij të fundit të jetës, siç e përshkruajnë miqtë dhe të afërmit, Ismail Kadare ishte i dobët fizikisht.
Një prej tyre, botuesi Bujar Hudhri, pak ditë më parë postoi edhe foton e fundit të tij, në kafenenë e preferuar në Tiranë.
“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.
Fotografia mban datën 24 qershor 2024.