zoom

Aktualitet

54-vjeçari i jep fund jetës, s’e përballoi dot divorcin. Trupin e pajetë e gjeti vëllai

Një 54-vjeçar i dha fund jetës së tij mbrëmjen e kësaj të marte, në fshatin Buçimas në Pogradec.

Ai vari veten në banesë pasi ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Divorci me bashkëshorten e tij dyshohet se e ka shtyrë 54-vjeçarin drejt aktit të rëndë. Pas ndarjes, mësohet se ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt Italisë së bashku me fëmijët.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga vëllai i tij, i cili lajmëroi policinë.