Aplikacion
40 vjeçarja , dukej e zhytur në mendime ndërsa vendosi edhe disa lule të bardha me një fjongo vjollcë në memorialin jashtë Gjykatës së Qarkut Uvalde. Dukesha e Sussex-it kryqëzoi krahët ndërsa ecte përreth duke parë emrat e viktimave . Ajo ishte e veshur thjesht me xhinse, atlete dhe një kapele .
Sipas një zëdhënësi të Dukeshës së Sussex, Meghan e bëri këtë vizitë duke qënë edhe ajo vetë një nënë, për t’i ofruar ngushëllimet dhe mbështetjen e saj një komuniteti që tashmë po përjeton dhimbjen më të madhe .
Kjo nuk është paraqitja e parë e Markle në një memorial të viktimave nga të shtënat. Në vitin 2019, Meghan , e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, bëri homazhe për viktimat e masakrës së Christchurch, Zelanda e Re, në të cilën një person i armatosur hapi zjarr në dy xhami duke lënë të vdekur 51 persona dhe 40 të plagosur./L.K
/Zoom.al