zoom

Aktualitet

4 ditë larg zgjedhjeve/ Yuri Kim: Ka raportime për blerje votash

Edhe në këtë fushatë elektorale nuk mungojnë akuzat për shit-blerje votash, njësoj si në çdo proces zgjedhor këtu në Shqipëri.

Vetëm pak orë pas arrestimit të koordinatorit të Partisë së Lirisë në Kuçovë Kristo Agalliu dhe vënies në hetim të qytetarit Agron Duro, mesazhi që vjen nga ambasadorja amerikane është që të merren masa për të ndaluar këto ngjarje.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Yuri Kim.