Aplikacion
Avokati Saimir Vishaj ka ndarë publikisht një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke folur për luftën me kancerin, qëndrimin në koma dhe ndarjen nga bashkëshortja pas afro katër dekadash martesë.
I ftuar në emisionin “Mes’dritë”, Vishaj tregoi se përballja me sëmundjen ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij personale dhe familjare. Ai rrëfeu se gjatë kohës së trajtimit në Itali, bashkëshortja e tij, Silvana, i qëndroi pranë në momentet më të vështira, por më pas vendosi të largohej drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me djemtë e tyre.
Sipas avokatit, periudha pas sëmundjes është shoqëruar me vetmi dhe vështirësi emocionale, ndërsa theksoi se aktualisht jeton i vetëm në Shqipëri dhe mbështetjen më të madhe e gjen te puna, miqtë dhe kolegët.
Ai u shpreh se, megjithëse familja tashmë jeton në SHBA, vazhdon të ruajë lidhje me fëmijët dhe nipërit, të cilët i konsideron forcë për të vazhduar përpara. Vishaj tregoi i përlotur se herë pas here udhëton drejt Amerikës për të kaluar kohë me ta.
“Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj. Puna më ndihmon ta kaloj, kolegët dhe miqtë e mi. Unë jam i dashuruar me Shqipërinë, jam i ri dhe nuk mund të rri pa punuar. Pavarësisht sa të mira ka SHBA, unë dua të punoj në Shqipëri.
Tani po ndërtoj jetën normalisht. Pavarësisht se jam përballur me shumë gjyqe. Por i kam kaluar. Po ja dal vetëm, tani kam dhe një qen. Më duket se do bëhem si Lasgush Poradeci, ‘I vetmuar por me një qen’. Fëmijët më kanë bërë dhe gjysh dhe jam i lumtur për ta. Isha pak javë më parë në SHBA dhe i takova. Nipi më thotë që edhe nëse do të vdesësh, do të ngelesh yll në qiell.
Në 40 vite martesë, është normale që vetmia nuk i shkon askujt. Një martesë e lidhur me dashuri, nuk sfumohet kaq shpejt. Por kur më merr malli, shkoj në SHBA dhe takoj nipin. Me ish-gruan nuk kam asnjë raport.
Zero komunikim. Tani u bënë 8 muaj që e kaloj këtë gjë, jam më mirë. Fëmijët janë ata që gjithmonë mbajnë anën e nënës, po të kisha vajzë do kishte mbajtur anën time. Unë nuk kam gabuar sepse po të kisha gabuar, divorci do kishte ardhur më parë. Ndodhi gjatë sëmundjes time. Ajo nuk e duronte dot sëmundjen time, u lodh dhe shkoi pranë djemve në SHBA”, tha Saimir Vishaj./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore