zoom

Aktualitet

3 çiklitistë dalin nga rruga në Vlorë, dy në gjendje të rëndë. Nisen me helikopter drejt Tiranës

Tre çiklitistë dolën nga rruga gjatë garës që po bënin në aksin rrugor Kuç-Qeparo.

Sipas policisë, ata kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë janë aksidentuar.

Dy prej çiklitistëve janë grekë, të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën. Ata janë nisur me helikopter drejt Tiranës, pëe trajtim mjekësor më të specializuar.

Ndërsa i plagosuri i tretë është nga Holanda.

Aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në fshatin Qeparo.