zoom

Aktualitet

22-vjeçari që vdiq në Sarandë, nip i deputetit të PD-së

22-vjeçari që vdiq në Sarandë, nip i deputetit të PD-së

22-vjeçari Armando Kazma, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi i ranë sipër hekurat e tendës së kalçetos, pas stuhisë së papritur është nip i deputetit demokrat, Luan Baçi.

Ky i fundit ka bërë një status në Facebook, ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta para kohe të nipit të tij.

Postimi i Baçit:

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

22-vjeçari Armando Kazma ishte duke luajtur futboll në momentin që qyteti u përfshi nga stuhia dhe për pasojë ra tenda e kalçetos, e cila e zuri poshtë të riun.

Armando Kazma u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë sapo mbërriti pranë bluzave të bardha. 22-vjeçari ishte diplomuar vitin e shkuar, teksa mësohet se ishte i angazhuar edhe politikisht./ Zoom.al