zoom

Aktualitet

FOTO/Dje vdiq një këmbësor, sot një tjetër aksident në Unazën Lindore të Tiranës

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Unazën Lindore të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkozës, në një pjesë ku rruga për shkak të punimeve ngushtohet dhe nga dy korsi shndërohet në një korsi.

Sic shihet edhe në fotot e siguruara nga Zoom.al një makinë është përmbysur, ndërsa nuk dihet gjendja e drejtuesit.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në këtë aksi, teksa vetëm një ditë më parë në këtë rrugë ndodhi një aksident i rëndë, ku një makinë goditi për vdekje një këmbësor.