zoom

Politikë

Akuzat për Portin e Durrësit/ Rama: Ai që do e ndërtojë, krenari kombëtare. Berisha llum që ndot

Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat, ku foli edhe per projektin e portit te Durresit.

Ai tha se ai qe do te ndertoje portin konsiderohet krenari kombetare ne vendin e tij, ndesa nuk i kurseu aspak sulmet ndaj Berishes.

“Pavarësisht miqësisë që ka dalluar me ardhjen e tyre në kohën e luftës në Kosovë kur hapën pistat për të sjellë ndihmat humanitare, që solli reagimin e princit të Kurorës që është bërë princ i Emirateve, është krenari kombëtare në një nga vendet e pasura të planetit dhe i hyhet në mënyrën më barbare, më të shpifur, më skizofrene, nga një non-gratë, nga një llumë që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, veshët, shtëpitë, e shqiptareve, këtë se di ça të them.

S’merrem me këto konvulsione injorante. Po ju them dhe një herë tjetër; ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike. Është e mirë për të gjithë ju që jeni brez i ri. Është investim prej 2 mld që vijnë këtu për të ndërtuar portin turistik të Mesdheut, por transformoi përgjithmonë impaktin e turizmit.”, tha Rama.