zoom

Aktualitet

12 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, babai i Klodian Rashës: Jam përballë një padrejtësie

Dënohet me 18 vite burg efektivi Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën në vitin 2020. Gjykata e Apelit i ka shtruar 3 vite dënim ish-efektivit, ndërkohë që me gjykim të shkurtuar ai duhet të bëjë 12 vite. Kujtojmë se Gjykata e shkalles së parë e dënoi Hajdarajn me 15 vite burg.

Vendimi për ish-policin pritej të jepej paradite, por për shkak të një anomalie vendimi u shty për disa orë më vonë.

Qazim Rasha, babai i Klodianit, u shpreh se është përballë një padrejtësie.

“Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që s’e beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.

Ishin orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, (Dita Kombëtare e Rinisë) kur 25 vjeçarit Klodian Rasha iu ndërpre jeta në mes, në lule të rinisë, nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit po patrullonte bashkë me kolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vune re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin. Klodiani nisi të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin, derisa e qëlluan./Zoom.al/