zoom

Stil

10 keqkuptime që kanë gratë mbi seksin

Bisedat rreth kësaj teme po bëhen gjithnjë e më të hapura dhe jo vetëm në kuadrin e miqve të ngushtë, mes shoqesh apo vetëm me personat e besuar. Duket se në mesin e bisedave mbi seksin ka dhe shumë keqkuptime të zakonshme që janë rrënjosur në idetë, mesazhet apo debatet që bëhen rreth kësaj.

Me siguri, pasi të qartësoheni edhe ju për këto 10 keqkuptime, jeta juaj seksuale mund të jetë më e mirë se kurrë më parë.

#1 Kënaqësia e partnerit ka më shumë rëndësi se e jotja: Shumë gra mësojnë duke u rritur se duhet t’i vënë nevojat e të tjerëve në radhë të parë dhe kjo përfshin edhe nevojat seksuale të të tjerëve. Në fakt, një çift duhet të kujdeset respektivisht për kënaqësinë seksuale të vetes, por edhe partnerit/es.

#2 Partneri duhet të dijë si t’ju kënaqë: Seksi i mirë është një aftësi dhe shumica prej nesh, pavarësisht nga gjinia, nuk kanë edukimin e duhur apo metodat për ta çuar aktin në një tjetër nivel. Mënyra më e mirë për të pasur një super përvojë në krevat është që t’i flisni dëshirat dhe pasionet me njëri-tjetrin.

#3 Duhet të kesh një trup perfekt që të jesh e denjë seksualisht: Mënyra si duket trupi juaj nuk ka të bëjë me mënyrën sesi ndiheni seksualisht ose kënaqësinë që mund të merrni nga akti. Ne të gjithë meritojmë eksitim erotik dhe përvoja intime, pavarësisht se sa seksi konsiderohemi nga të tjerët.

#4 Akti i dhimbshëm është normal: Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale është një epidemi e heshtur në mesin e grave, për të cilën tani po flitet më hapur. Shkaqet e dhimbjes janë të ndryshme nga lubrifikimi, infeksionet, traumat etj. Thjesht duhet të flisni me gjinekologun/en tuaj.

#5 Nuk duhet të kërkoni atë që doni në dhomën e gjumit: Ne nuk duhet të kemi turp kur jemi me personin që duam në shtrat. Kultivimi i idesë së ndërgjegjësimit për të folur mbi pasiguritë, përvojat dhe dëshirat duhet të jetë një standard mes çifteve.

#6 Pëlqimi duhet të jetë i pranueshëm: Mos u kënaqni gjatë seksit me partnerë që shkelin kufijtë dhe do të shpërfillin dëshirat tuaja.

#7 Ekziston një mënyrë “e duhur” për të bërë seks: Opsionet për përvojat seksuale janë të shumta, por ne mësojmë një mënyrë specifike dhe të kufizuar për të ‘bërë seks’ me partnerin që duam. Pra, akti është shumë personal, nuk ka receta të gatshme!

#8 Ekziston një njësi matëse për shpeshtësinë e aktit seksual: Nuk ka asnjë mënyrë normale për të përjetuar dëshirat seksuale, pavarësisht nga gjinia. Nëse keni dëshirë spontane, ose nëse modeli juaj i dëshirës është më i përgjegjshëm, të gjitha këto janë normale. Është e gjitha çështje dëshire dhe jo numri.

#9 Varet vetëm nga partneri juaj se sa mund t’ju eksitojë: Fillimisht duhet të mbani përgjegjësi për dëshirat tuaja, më pas t’i projektoni ato te partneri.

#10 Gratë përjetojnë orgazmë vetëm nga penetrimi vaginal: Ky keqkuptim nxitet nga skenat nëpër filmat erotik dhe jo vetëm. Sipas studimeve, rreth 20% e grave janë në gjendje të përjetojnë orgazmë vetëm nga penetrimi. Shumica e grave kërkojnë metoda të tjera për më shumë kënaqësi në shtrat.