Aplikacion
Autorët të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët. Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, kamarier i lokalit.
Burime nga grupi hetimor për ABC bëjnë me dije se shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë daja, Edmond Crroj. 41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.
Sakaq, viktima ka mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i nja vajze.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Persona të armatosur të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.
Sakaq, pasi kanë qëlluar me breshëri mjeti i autorëve është kthyer në vend dhe ka marrë po të njëjtën rrugë nga erdhi. Targat e makinës rezultojnë se janë të vjedhura nga një makinë Smart në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije viktimë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Crroj, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërsa u shënua në ditët e para të këtij viti.