zoom

Bota

​Kryeministri i Australisë pas dëbimit të Djokovic:Falenderoj gjykatën, tani le të shijojmë tenisin

Sagës së marrjes pjesë ose jo të Novak Djokovicit në “Australian Open” i ka ardhur fundit. Gjykata Federale në këtë vend përfundimisht ka marr vendim që të mos e lejojë atë në shtete dhe e ka dëbuar në mëngjesin e së dielës.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, ka folur edhe kryeministri i Australisë Scott Morrison i cili e ka përshëndetur vendimin e gjykatës duke thënë se kjo u bë për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve në këtë kohë pandemie.

“Gjykata Federale e Australisë ka vendosur njëzëri të refuzojë kërkesën e Djokovicit për rishikim gjyqësor, i cili kërkon të kundërshtojë vendimin e Ministrit të Emigracionit për heqjen e vizës. Ky vendim për anulim është marrë për shëndetin, sigurinë dhe rendin, sepse ishte në interes të publikut, vendimi për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe popullin të sigurt”, tha fillimisht Morrison.

Ai më tutje shtoi se pas këtij vendimi, është koha që vendi i tij dhe të gjithë adhuruesit e këtij sporti ta shijojnë atë.