zoom

Aktualitet

Zyrtarja e Bashkisë së Tiranës i bën dhuratë bashkëshortit bar-kafenë te Piramida

Ambientet e rikonstruktuara tek Piramida u tha se do të ktheheshin në hapësira edukimi dhe teknologjie, ku të rinjtë mund të studionin IT, robotikë dhe dizajn.

Por, e kundërta ka ndodhur. Inovacioni i Piramidës u kthye në biznese, bar-kafene e restorante për VIP-at apo për të afërmit e pushtetit.

Drejtoria e Planifikimit të Punëve Publike pranë bashkisë Tiranë drejtuar nga Ilda Qazimllari, pjesë e dosjes 5D, ndoqi punimet e rikonstruksionit të Piramidës.

Por kur Ilda Qazimi u përfshi në skandalin që çoi në burg gjysmën e drejtorëve të bashkisë Tiranë, për ndjekjen e punimeve u caktuar si koordinatore zonja Alika Dulja Joanidhi, sakrificë që duhej shpërblyer.

Ambienti i kafesë së famshme arabike, iu dha shoqërisë “DV8” sh.p.k në pronësi të Rezart Joanidhit me 66% të aksioneve, ndërkohë që 34% i zotëron ortaku i tij Albert Leka. Rezart Joanidhi është bashkëshorti i Alika Joanidhit, koordinatores së projektit të Piramidës.

Kjo e fundit, në konflikt të hapur të interesit i dha një bar kafe në ambientet e piramidës bashkëshortit të saj. Bëhet për kafen DV8 to Art, një bar kafe- restorant i cili ndodhet në pjesën perëndimore, tepër i lakmuar nga kushdo që bën biznes.

Sipas ekstraktit hisotrik nga Qendra kombëtare e Biznesit subjekti DV8 to art është themeluar në 7 shtator të 2023 dhe është regjistruar në QKB një ditë më pas.

Shoqëria e re u regjistrua me një Kapital prej 58 milion e 315 mijë leke të vjetra, nga të cilat Rezart Joanidhi ka 66%, ose diçka më shumë se 35 milion lekë.

A nuk jemi ne konflikt interesi me këtë ambient të dhënë në emër të Rezart Joanidhit, bashkëshortit të koordinatores së projektit Piramida? Për më tepër që zonja në fjalë tashmë është shpërblyer për punët e mira, duke u emëruar drejtore e drejtorisë së investimeve të punëve publike në Bashkinë Tiranë.

Kjo e fundit mohon t’i ketë dhënë burrit të saj ambient në Piramidë. Sipas saj është bërë me ankand dhe nuk ka konflikt interesi.

Postime të lidhura