Aplikacion
Pas hetimeve të kryera, SPAK ka ngritur akuzë ndaj tij për shkelje të pabarazisë në tendera.
Tenderi për të cilin akuzohet Ndreca ka lidhje me rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Këtë të premte, avokati mbrojtës i Plarent Ndrecës, Ermal Yzeiraj u paraqit në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve, ndërsa vetë deputeti nuk ishte i pranishëm.
Për të njëjtën çështje akuzohen edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah/ Civilët rikthehen në të dy anët e kufirit