zoom

Aktualitet

Zyrtare/ Policia: Janë 5 viktimat e aksidentit në Qafë Muzinë. Ja si ndodhi përplasja fatale

Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar sa i takon aksidentit tragjik të ndodhur në Qafë Muzinë, ku një furgon doli nga rruga dhe ra në greminë.

Në njoftimin e parë zyrtar u tha se është 4 numri i personave që kanë humbur jetën.

Më pas policia konfirmoi edhe viktimën e pestë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.