zoom

Lajme

Zyrtare, Palestina i kërkon FIFA-s pezullimin e menjëhershëm të Izraelit. Infantino u përgjigjet

Federata Palestineze e Futbollit ka bërë thirrje për pezullimin “e menjëhershëm” të Izraelit nga FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, për shkak të gjenocidit që ka shkaktuar prej 7 tetorit të vitit të kaluar, kur nisi lufta me Hamasin.

“Topi është në fushën tuaj”, i tha presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në takimin e Bangkok.

FIFA do të ofrojë këshilla ligjore në lidhje me kërkesën palestineze për pezullimin e Izraelit. Këtë e tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë takimit të Bangkokut, duke shtuar se ata do të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme të bordit të drejtorëve para datës 20 korrik, për të shqyrtuar analizën ligjore dhe për të vendosur se si do të vazhdojë.

Federata e Futbollit të Izraelit, ndërkohë, e quajti kërkesën palestineze një “përpjekje cinike” për të “dëmtuar futbollin izraelit”. /ZOOM.AL/