zoom

Lajme

ZYRTARE/ KQZ i heq mandatin kryebashkiakut Beleri, Apeli e dënoi me 2 vite burg. Dule akuza Ramës

Merret vendimi dhe bëhet zyrtare, KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit.

Ky vendim erdhi pas debateve të forta dhe përplasjeve mes palëve për interpretimin ligjor dhe Kushtetues.

Beleri siguroi votat dhe fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, por dy ditë para se të mbaheshin lokalet, u arrestua për blerje votash, ndërsa është dënuar me 2 vite burg.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin. KQZ vendos që t’i heqë mandatin Fredi Belerit”, tha Celibashi ndër deklaroi mbylljen e seancës. Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.

Ndonëse Beleri bëri kërkesë disa herë për t’u betuar, kjo gjë u rrëzua nga GJKKO, duke bërë që ai të humbiste dhe mandatin e kryebashkiakut. Tashmë, në këto kushte, KQZ do të duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, ndërsa aktualisht institucioni drejtohet nga një kryetar i komanduar, Arqile Bollano.

Beleri kërkoi që të dëgohej në Kushtetuese, pasi mandati i kishte përfunduar 6 muaj pas zgjedhjes, por Celibashi u shpreh se ishte kompetenca e KQZ, e cila edhe vendosi ndërprerjen e mandatit dhe do vendosë datë zgjedhjesh në Himarë.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa komentoi vendimin e KQZ, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit. Dule theksoi se ka pasur disa shkelje, ndërsa akuzoi KQZ se ka shkelur disa të drejta. Sipas tij, Belerit nuk i është dhënë e drejta që të zgjedhë siç ia përcakton ligji, duke mos iu dhënë e drejta e votës apo në rastin e betimit të tij.

“Jemi përpjekur të evidentojmë shkeljet e Komnventës Europiane. Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve. Përdori segmente të Policisë së Shtetit.

Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës. Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur. Flasim për situata dhe shkelje që duhet të vëmë alarmin për çdo situatë, për atë që ndodh, në procesin e zgjedhjeve, me votën e lirë dhe shtetin e së drejtës. Ajo që ndodhi me Fredi Belerin dhe Himarën është jetike që mos të ndodhë me Tiranën dhe Kukësin, apo Dropullin.

Po ju them a dozën më të vogël të ekzagjerimit. Po ju bëj një thirrje, nëse e konsiderojmë mision për vendin tonë, që të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ju ftoja që të shikoni këtë proces. Ju them me siguri se cilindo nga qytetarët e regjistruar si zgjedhës në bashkinë e Himarës, këdo që të zgjedhë koalicioni jonë, do të jetë fitues ndaj Ramës. Kemi dy gjëra të sakta; kundër grabitjes së pronës. Nuk ka socialistë dhe qytetarë të ndershëm që të mbështesin Ramën”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/