zoom

Lajme

ZYRTARE/ Del me surpriza formacioni i Shqipërisë. Silvinjo ul Brojën në stol, Hysaj në fushë!

Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024 ndaj Kroacisë.

Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia.

Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

FORMACIONI TITULLAR:

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Silvinjo

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Majer, Petkovic, Kramaric.

Trajner: Daliç

/ZOOM.AL/