Aplikacion
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive pronësie në Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të këtij qyteti.
Personat e konfliktuar me njëri-tjetrin janë të afërm. Babai Shuaip Hasalla 65-vjeç, dhe vëllezërit Laert Hasalla, Emiljano Hasalla kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ndërsa vëllai tjetër 30-vjeçari Romeo Hasalla, ka humbur jetën.
Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur dhe mesazhet prekëse të miqve të viktimës, ndërsa i riu ishte baba i dy fëmijëve. Një mik i viktimës shkruan:
“Zoti mart hak për ty do na mungosh vlla”.
