zoom

Aktualitet

Zjarri përfshin Kaninën në Vlorë, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kaninë të Vlorës mesditën e sotme.

Flakët janë duke djegur siperfaqe të mëdha me ullinj.

Mësohet se një helikopeter dhe tre mjete zjarrfikëse po ndërhyjnë për të shuar zjarrin.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinjë.

 

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.