zoom

Aktualitet

Zjarri në tragetin drejt Italisë, Peleshi nxjerr pamjet: Në operacion edhe pala shqiptare

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë që u përfshi nga flakët pranë ujërave shqiptare.

Peleshi shprehet se në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës sonë detare ajo Butrinti dhe patrulluese R-117.

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës…

Posted by Niko Peleshi on Friday, February 18, 2022

“Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan Peleshi.

 

 

Postime të lidhura