zoom

Bota

Zjarri në resortin e skive, shkon 76 numri i viktimave. Turqia shpall sot ditë zie kombëtare

Një zjarr i madh në një hotel luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu, ka shkaktuar të paktën 76 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Hoteli, që strehonte 240 të ftuar, nuk kishte sistem funksional të alarmit dhe fikjes së zjarrit. Zjarri besohet të ketë shpërthyer në kuzhinën e hotelit gjatë përgatitjes së mëngjesit të djeshëm.

Zjarrfikësit arritën me vonesë për shkak të distancës dhe aksesit të vështirë në zonë, duke e bërë situatën edhe më tragjike.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare dhe premtoi që përgjegjësit do të mbajnë llogari para drejtësisë. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke e quajtur këtë një tragjedi që ka tronditur zemrat e kombit.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në mediat turke, të cilat kanë kritikuar mungesën e masave të sigurisë dhe kanë raportuar për sjellje të papërshtatshme të disa individëve që vazhduan të bënin ski pranë vendit të tragjedisë ndërsa trupat e viktimave po largoheshin nga hoteli.

Related Posts