zoom

Art & Kulturë

Elena Gjika, shqiptarja e shquar e shekullit të 19-të

Më 22 janar të vitit 1828 lindi në Bukuresht Elena Gjika (Dora D’Istria).

Ndonëse lindi në Bukuresht dhe jetën e kaloi larg vendit të origjinës, dejet do ta shpinin gjithnjë drejt Shqipërisë që qëndronte në bërthamë të veprës së saj publicistike.

“Meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë”, shkruante shkrimtarja me origjinë shqiptare, e cila u bë e njohur edhe me emrin e saj të penës Dora D’Istria.

Elena Gjika u rrit në një kostelacion familjar të mbrujtur me kulturën, si e bija e Mihal Gjikës, themelues i muzeut të parë kombëtar në Rumani dhe e Katarina Gjikës, lëvruese në përkthim.

Elena Gjika kreu studime të thelluara në degën e letërsisë në epiqendrat e jetës akademike evropiane (Austri, Itali dhe Gjermani).

Pas studimeve, në vitin 1849 u kthye përsëri në vendlindjen e saj Bukuresht për të vënë kurorë me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Rusia do të ishte vendqëndrimi i saj për disa vjet, prej të cilit do të vendoste të largohej pasi mbeti vejane. Paskëtaj, Gjika ndërmori një sërë udhëtimesh e përpiloi studime të një game interesash.

Vepra e saj e parë e botuar në 1855-n titullohej “Jeta monastike në Kishën Lindore” (La vie dans l’Eglise monastique Orientale), ku autorja apelonte për shfuqizimin e urdhrave të manastirit. Ndërkaq, barazia gjinore do të ishte kryefjalë e korpusit të publikimeve të Gjikës. Në shkrimin “Gratë në Orient” (“Les femmes en Orient”, 1859) dhe “Rreth grave, nga një grua” (“Des femmes, par une femme”, 1869), ajo qëmtonte veçanërisht emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor) dhe identifikonte dallimet në trajtimin e tyre mes Evropës Jugore dhe Gjermanisë.

Elena Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor të 1888-ës, në moshën 60-vjeçare.