zoom

Aktualitet

Zjarri në QSUT, Prokuroria zbarkon në spital dhe ngre grup ekspertësh për zbardhjen e shkaqeve

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas akuzave dhe dyshimeve të opozitës. Organi i akuzës ka caktuar një grup prej 3 ekspertësh në lidhje me zjarrin që ra pak muaj më parë në ambientet e QSUT-së.

Këta ekspertë kanë mbledhur provat në vendin ku ra zjarri, ngjarje e ndodhur më 11 shkurt të këtij viti, ndërsa do të bëjnë më ekspertizën për të përcaktuar dhe shkakun e flakëve.

Aktualisht Prokuroria po merr në pyetje punonjësit që merren me pjesën teknike dhe nuk ka shkuar deri te niveli drejtues i QSUT-së. Dëshmitë në fjalë, por dhe ekspertiza, do të çojë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes, që fatmirësisht nuk kishte pasoja në njerëz.

Ekspertët kanë 3-6 muaj kohë për të përcaktuar këtë hetim. Më pas do të shkohet drejt fazave të tjera hetimore. /ZOOM.AL/