zoom

Aktualitet

Zjarr i madh në Shkodër: Flakë në tregun e rrobave të përdorura, po bëhet evakuuimi i banorëve

Një zjarr i madh ka rënë te tregu i rrobave të përdorura në Shkodër vetëm pak çaste më parë.

25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci i rëndë nga zjarri që përfshiu tregun në lagjen “Ndoc Mazi.

Policia, me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Njëkohësisht po hetohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Postime të lidhura