zoom

Aktualitet

Zjarret pushtojnë edhe Shkodrën, problematike situata në Vaun e Dejës

Situata me zjarret në vendin tonë edhe këtë verë vijon të jetë problematike për disa zona. Mësohet se në qarkun e Shkodrës ka disa vatra aktive zjarri.

Konkretisht aktiv vijon të jetë zjarri në Mal-Kolaj dhe momentalisht është e izoluar dhe rojet e ADZM janë vendosur në drejtimin të Rrjollit. Sipas parashikimeve vatra e zjarrit pritet të riaktivizohet gjate ditës, për shkak të erës dhe temperaturës.

Sakaq, në bashkinë Vau Dejes, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Hoten dhe momentalisht nuk rrezikohen banesat. Gjate orëve të mëngjesit kanë punuar 12 efektivë zjarrfikës me pompa shpine.

Nga strukturat e bashkisë Vau Dejës kërkohet edhe mbështetje nga Forcat e Armatosura të repartit nr. 1010 që gjendet në këtë rajon. Pothuajse çdo ditë Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile raportojnë për vatra të reja zjarresh në mbarë vendin dhe mesatarisht shkaktohen 10 të tilla në 24 orë. /ZOOM.AL/