Aplikacion
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësia Administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.