zoom

Aktualitet

Zjarr në spitalin e Korçës, lëndohet pacienti 62-vjeçar

Mesnatën e sotme ka rënë zjarr në një nga dhomat e sanatoriumit në lagjen nr. 4, Korçë.

Si pasojë e zjarrit ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar me iniciale B.D, banues në Korçë.

Policia njofton se 62-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë veprimi i gabuar i pacientit 62-vjeçar, i cili ka ndezur cigaren, ku afër ka pasur maskën e oksigjenit.