zoom

Aktualitet

Zjarr në Pukë/ Shkrumbohet banesa, policia jep detajet

Një banesë është shkatërruar plotësish si pasojë e një zjarri në fshatin Mesul në Pukë.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar. Policia bë me dije se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit