Një ashensor ka marrë flakë papritur në një pallat në dalje të kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, te kthesa e Kamzës, ku si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati. Deri tani policia konfirmon se ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse ka bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.