zoom

Bota

Zjarr masiv në një burg në Indonezi, 41 të vdekur

Të paktën 41 persona kanë vdekur në Indonezi, si pasojë e një zjarri  që shpërtheu në një burg në periferi të kryeqytetit Xhakarta. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në burgun e Tangerang, kur shumica e të burgosurve ishin në gjumë.

Dhjetëra të tjerë thuhet se janë plagosur. Një qark i shkurtër dyshohet të jetë shkaku i zjarrit, por autoritete thanë se kjo ende nuk ishte konfirmuar dhe do të hetohej më tej.

Vetëm 15 roje ishin në detyrë për të gjithë ndërtesën, e cila strehonte 2,000 të burgosur – një numër më i lartë se kapaciteti i tij i parashikuar prej 600 personash. Kapaciteti i tepërt i burgjeve është një problem i vazhdueshëm në burgjet indoneziane.