zoom

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm mbi Gjirokastër, digjet pylli me pisha, situata alarmante

Gjirokastra në jug të vendit është qarku që po vuan më shumë pasojat e vapës dhe zjarreve si derivat i saj.

Edhe sot raportohet se ka shpërthyer një zjarr te masivi i pishave në lagjen Gerhot. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke marrë drejtimin verior.

Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.

Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes Raportoi se ishin mbi 10 vatra aktive dhe punohej për shuarjen e flakëve në vend, teksa mesatarisht këto ditë të nxehta ka pasur një zjarr çdo orë.