Aplikacion
Axhenda nis në orën 9:00 me pritjen e delegacioneve dhe përfundon në orën 13:00 me konferencën e përbashkët.
Kujtojmë se për shkak të protestës së organizuar në Tiranë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka ndryshuar axhendën e tij. Ai nuk është akomoduar fillimisht në hotel “Rogner” në Tiranë, por e ka anashkaluar kryeqytetin për të mbërritur përmes Unazës së Re në Elbasan, në kompleksin “Rozafa City Fish”.
Policia kishte marrë masa të forta sigurie që detyruan të mbyllin plotësisht qarkullimin në unazën e Elbasanit gjatë kohës që pritej të kalonte Presidenti Vuçiç. Më parë në kompleksin turistik kishte mbërritur Edi Rama me delegacionin e tij.
Ndërsa Kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev ka mbërritur përmes doganës së Qafë-Thanës në Elbasan.