zoom

Lajme

Zhupa padit në Kushtetuese ligjin për Akademinë e Shkencave: I qepur me porosi dhe me dy standarde!

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka dorëzuar sot një padi kundër ligjit për Akademinë e Shkencave, në kuadër të debateve dhe akuzave për shkelje të rënda.

Ajo u shpreh se ky ligj shkel barazinë e garantuar nga Kushtetuta dhe se ishte “i qepur me porosi”.

“Është krijuar një pabarazi. Ose të gjithë 75-vjeçarët mund të bëhen kryetar, ose asnjë prej tyre. Nuk mundet ligji të ketë dy standarde. Nuk mund të privilegjohen ata që kanë lidhje me politikën.

Ky ligj u cilësua nga raporti i Freedom House si njollë e zezë, e klasifikon si ligj i qepur me porosi”, tha ajo.

Edhe më herët ka pasur kundërshti publike, sidomos për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj akademikë dhe i fundit që kritikoi ishte akademiku Artan Fuga. /ZOOM.AL/