Aplikacion
Gjatë një interviste në emisionin “Dekalog”, Zheji zbuloi se në vitet e fundit Meta po e tepronte shumë me alkoolin, duke treguar edhe për një rast në vitin 2013 kur ju desh të anulonte intervistën me të për këtë shkak.
Sipas Artur Zhejit, shumë deklarata që sot rëndojnë pozitën e Metës ai i ka bërë kur ka qenë i dehur.
“Mënyra e arrestimit të Metës ka dalë nga kontrolli. Nuk kishte nevojë për atë spektakël. Unë mendoj që ata që e kanë bërë donin ta poshtëronin se Meta nuk ka lënë gjë pa thënë për sistemin e drejtësisë, për policinë. Ilir Meta në një fazë të jetës së vet shtoi pijen alkoolike dhe e keqja është që shtoi edhe vetësigurinë që mund ta mbante.
Disa gazetarë miq, që nuk janë fare miq e merrnin nëpër emisione me ngarkesë alkoolike precedente. Unë e kam anuluar një intervistë në 2013-ën pasi e kishte ekzagjeruar me pijen. Por të tjerë nuk e kanë bërë. Deklaratat më të forta zoti Meta i ka bërë kur ka qenë në gjendjen më të keqe.
Zoti Meta ka pasur marrëdhënie të mira me amerikanët. Kur ka qenë kryeministër i ka bërë një shërbim shumë të mirë amerikanëve. Unë nuk mendoj që Ilir Meta është bërë antiamerikan. Meta dhe Berisha dolën e sulmuan publikisht Sorosin që është gjysma e Amerikës. Vetëm Donald Trump mund të dalë ta sulmojë publikisht Sorosin, ashtu siç ka bërë”, tha Zheji.