zoom

Aktualitet

Zhdukja e 28-vjeçarit nga Korça, policia gjen makinën e braktisur

Është zhdukur në mënyrë misterioze një 28-vjeçar nga Erseka.

I riu është identifikuar si Sherif Mukaj. Pas bërjes publike të ngjarjes familjarët e të humburit të alarmuar kërkojnë djalin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë, ku sipas familjarëve të tij 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.

Sherif Mukaj 28 vjeç mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas deklaratëve të familjarëve djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, teksa kjo ngjarje e rëndë i ka detyruar ata të udhëtojnë nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Deri më tani policia nuk ka asnjë të dhënë për 28-vjeçarin, teksa vijon me hetimet e kësaj ngjarjeje.

Postime të lidhura