Aplikacion
Sipas të afërmve, bashkëshorti i saj refuzon të bashkëpunojë me policinë për gjetjen e saj.
Chanel, e njohur më së shumti për rolin e saj në ‘Gossip Girl si Sawyer Bennett’, u zhduk ndërsa qëndronte në apartamentin e saj në Playa Vista me burrin e saj.
Nëna, Judy Singh, dhe kushërira e saj, Danielle-Tori Singh, udhëtuan në Kaliforni për të ndihmuar me kërkimin. Kur hynë në banesë, gjetën shumicën e sendeve të saj personale, duke përfshirë qenin dhe makinën e saj, ndërsa celulari dhe laptopi i mungonin.
Aktorja mori pjesë në disa episode të Gossip Girl në rolin e Sawyer Bennett.gossip
Shqetësimi i familjes u rrit kur zbuluan se bashkëshorti i Chanel, me të cilin ajo është e martuar që nga viti i kaluar, nuk po bashkëpunon me policinë dhe nuk pranon të japë informacion. “Ai nuk është i gatshëm të ndihmojë policinë apo ne për ta gjetur atë ,” tha kushërira i saj.
Ajo gjithashtu raportoi se bashkëshorti po heq posterat e vendosura për kërkimin e Chanel.
Danielle-Tori Singh tregon se zhdukja e Chanel është shqetësuese, pasi ajo komunikonte çdo ditë me familjen e saj. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj janë të shqetësuar për shenjat e lëndimeve në fytyrë dhe në trup të bashkëshortit të saj, të cilat janë shfaqur më 10 nëntor. Megjithatë, policia i ka thënë familjes se aktualisht nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal nga bashkëshorti dhe nuk mund të procedohet pa prova të mjaftueshme.
Për të ndihmuar përpjekjet e tyre, familja ka krijuar një faqe GoFundMe, duke mbledhur para për të mbuluar shpenzimet e një hetuesi privat dhe qëndrimin e tyre në Los Anxhelos. Danielle në mesazhin e saj iu drejtua Chanel duke thënë: “Të duam shumë. Thjesht duam të dimë që je mirë dhe i sigurt.”