Aplikacion
Për fat të mirë ngjarja nuk denigroi deri në fatalitet, sikurse shumë të tjera dekadat e fundit, ku autorët dukshëm kanë vuajtur probleme të shëndetit mendor.
Zhaboli do të qëndrojë në qeli për 20 ditë, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe do i nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor për gjendjen psikike.
Në këtë kohë do të pritet ekspertiza për të parë nëse kryefamiljari ka apo jo probleme të shëndetit mendor, sipas pretendimeve të avokatit se ka kohë që dëgjon zëra, ka ankth dhe është halucinant, kur punonte te Tatimet, e që e kanë shtyrë të mbyllë brenda familjen t’i monitorojë ata me kamera e t’u bllokojë valët e telefonit për të mos pasur komunikim me asnjë person.
Në shumë raste të tjera persona me çrregullime të shëndetit mendor kanë arritur deri sa të kryejnë vrasje.
Në Dibër, më 23 tetor 2007, 19-vjeçari Shpëtim Ziza vrau 10-vjeçarin nga Peshkopia Bekim Cenga. Trupi pajetë i të miturit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës 5 ditë pas zhdukjes.
Ngjarja tronditi opinion publik ndërsa Ziza u dënua me burgim të përjetshëm ku tentoi disa herë vetëvrasjen.
Në vitin 2011 në Berat, një 10-vjeçar u vra, pasi u godit me sende të forta nga një person me problem të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi në fshatin Donfrosë dhe autori Hysen Senka rezultonte me kartelë mjekësore.
Një rast tjetër është ai i shtatorit të vitit 2019, kur një 33 vjeçar nga Memaliaj ka vrarë me sëpatë të atin e tij, 77 vjeç.
Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje.
Por një nga rastet më të renda është ai i Palasës ndodhur në vitin 2016.
I sëmuri mendor Jorgo Zani masakroi një minoren 12-vjeçar, ngjarje e cila mund të ishte shmangur nëse institucioni që ka diagnostikuar autorin do të kishte zbatuar legjislacionin në fuqi për personat me probleme mendore.
Kurse në muajin Prill të vitit 2015, i sëmuri mendor vrau me kazmë babanë në Kinostudio.
Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç, Babai i tij, Piro Prifti, 82 vjeç, kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.
Më 3 tetor 2015, Ruzhdi Aishta, 56 vjeçar, ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi, Simon Gjeta, i cili së bashku me një grup forcash special kishte shkuar të kryente arrestimin e tij.
Ruzhdi Aishta jetonte i vetëm. Kishte problem mendore dhe disa herë ishte shtruar në spitalin psiqiatrik.
Një tjetër krim në familje ndodhi më 2014 në Laç, teksa një person me probleme psikike qëlloi me breshëri automatiku në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.
Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së Qarkut të Lezhës person me probleme mendore.
Më 14 gusht 2013, një i sëmurë mendor vret nënën e tij me drutë që perdoren për ngrohje.
51-vjeçari me probleme mendore goditi nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit, pas një debati për motive të dobëta.
Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen. /ZOOM.AL/