zoom

Lajme

Zgjidhet qeveria e re maqedonase, komisioneri Varhelyi uron Mickoskin. Gjashtë ministra shqiptarë

Mbrëmjen e djeshme u votua qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kryeministër i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski dhe në kabinet janë edhe 6 ministra shqiptarë nga koalicioni VLEN.

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhelyi, ka uruar Mickoskin për postin e ri.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se pret të bashkëpunojë me qeverinë e re për të avancuar rrugën europiane të shtetit.

“Urime kryeministrit Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re! Mezi pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Varhelyi në një mesazh urimi të publikuar në rrjetin social “X”.

Maqedonia e Veriut ndodhet nën presionin ndërkombëtar dhe të Athinës që të respektojë marrëveshjen e Prespës për emrin e ri, pas disa deklaratave publike të shtetarëve, p♪7rfshi edhe presidenten e sapozgjedhur Davkova, se do përdornin emrin e vjetër në komunikimet e tyre publike. /ZOOM.AL/