Aplikacion
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Vlerësimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të Kombeve të Bashkuara; lideri i ri i Al Kaedës jeton në Iran,”- ka deklaruar zëdhënësi.
Adel, 62 vjeç është një ish-nën kolonel i forcave speciale egjiptiane, i cili u përket radhëve të vjetra të grupit terrorist. Ai ka jetuar në Iran që prej vitit 2002 ose 2003, në fillim me arrest shtëpie, por më pas i lirë për të zhvilluar udhëtime në Pakistan.
Sipas Ali Soufan, ish-hetues i antiterrorit të FBI-së, Adel është një ndër ushtarakët profesionistë me më shumë eksperiencë në radhët e lëvizjes së xhihadit dhe ka marrë pjesë në shumë beteja.
“Kur ai vepron, e bën këtë me një efikasitet të pamëshirshëm,”- është shprehur ish-oficeri i FBI-së.
Për kokën e kryeterroristit, administrata amerikane ka vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh./ Zoom.al