Aplikacion
Pjesëmarrja e qytetarëve është raportuar e ulët në këtë proces. Ndërkohë nuk ka munguar edhe prania e ambasadorëve, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin nga afër situatën në terren.
Ambasadori Luigi Soreca është gjendur në procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Durrës, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.
Soreca u ka kërkuar anëtarëve të qendrave të votimit të bëjnë durim deri në orën 19:00, pasi sipas tij, më pas kanë një tjetër detyrë të rëndësishme, atë të numërimit.