Aplikacion
Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, e cila mbaron në ditën e zgjedhjeve në ora 19:00.
Edhe për shkak të heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet e 8 majit do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet, pasi janë edhe ato parlamentare.
Votuesit në zgjedhjet presidenciale do të kenë të drejtën të zgjedhin njërin prej shtatë kandidatëve, dy gra dhe pesë bura.
Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM, që sipas sondazheve shihet edhe si fituese, Biljana Vankovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga VLEN, Stevçe Jakimovski nga “GROM” dhe Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”. Partitë politike shqiptare përfaqësohen me dy kandidatë. /ZOOM.AL/