zoom

Lajme

Zgjedhjet në Veri, dialogu me Serbinë dhe dinari, tri çështjet që Lajçak trajtoi me Osmanin

Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë qenë temë diskutimi mes të presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajmi u njoftua nga Lajçak me një postim në “X”. Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia të premten, në kuadër të Forumit Diplomatik.

Lajçak e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin:

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës në takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçak u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë, për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb. /ZOOM.AL/