zoom

Lajme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, BDI prezanton sot kandidatin Osmani për Presidencën

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut po afrojnë.

Qeveria e përkohëshme, e drejtuar nga një kryeministër shqiptar për herë të parë, Talat Xhaferi, po bën përgatitjet e fundit. Teksa deri tani janë dia kandidatë shqiptarë për Presidencën, por faktori politik vihet në dukje se është i përçarë.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se sot (e shtunë, 09.03.2024) me fillim në ora 18:00, në Sallën Sportive tek Kalaja në Shkup, do të promovojë kandidatin për president, Bujar Osmani.

Në takim pritet të marrin pjesë kreu i formacionit politik, Ali Ahmeti dhe drejtues të tjerë. Faktori politik shqiptar shkon në këto zgjedhje i përçarë prej disa javësh, kur u shkarkuan edhe dy nga ministrat e koalicionit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura