zoom

Politikë

Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin si kandidatin shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti.

Aktualisht RMV ka dhe një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin, që do mbajë postin deri në zhvillimin e zgjedhjeve në muajin maj.

Reagimi i Ahmetit:

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës për:

➡️ Ti themi JO Rusisë, PO Europës!

➡️ Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit.

➡️ Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020”. /ZOOM.AL/